Pique, gati për ndeshjen kundër Realit

26 shkurt 2020 | 14:00

Barcelona barazoi ndaj Napolit 1-1, mbrëmjen e djeshme, por katalanasit janë dëmtuar së tepërmi nga ky takim

Busquets dhe Vidal do të mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak kartonësh, ndërsa Gerard Pique u dëmtua në minutat shtesë.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte minutat e mbetura të takimit. Lenglet e zëvendësoi, teksa të gjithë e kishin mendjen nëse mbrojtësi do të ishte gati për “El Clasicon”, ndaj Realit.

Por, siç raportojnë mediat spanjolle, dëmtimi nuk ishte serioz dhe Pique do të jetë i gatshëm për Realin, përballje që do luhet të dielën në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kulmi i shkollës “Nexhmi Mustafa” në Prugovc, të Prishtinës është…