Pique mungon ndaj Portugalisë?

12 qershor 2018 | 16:24

Kur kanë ngelur edhe 4 ditë nga debutimi i Spanjës në Botëror, trajneri Lopetegui, ka marrë lajmin e keq për sa i përket qendërmbrojtësit Pike.

Ai është dëmtuar në gju gjatë seancës stërvitore dhe është detyruar të largohet para kohe.

Prania e mbrojtësit të Barcelonës në superndeshjen ndaj Portugalisë kampione në fuqi të Europës është vënë ndjeshëm në dyshim. Pritet që ai të zëvendësohet nga Aspilikueta. Kjo është mungesa e dytë në mbrojte për Spanjën, pasi skuadra iberike nuk do të ketë në dispozicion as Karvahal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kërkon nga…