Pique, pas humbjes nga Bayerni: Kjo është situata

15 shtator 15:37

Barcelona pësoi humbje si vendas nga Byaern Munchen (0-3), derisa mbrojtësi Gerard Pique ka thënë se kjo është situata reale e klubit.

Mbrojtësi i katalanasve e di që për momentin ka diferenca të frikshme mes skuadrave, por sigurisht që do të rikthehen të jenë kompetitivë në të ardhmen.

“Kjo është situata. Nuk kemi çfarë të themi më shumë. Jemi këta që jemi dhe shpresojmë që në vazhdimësinë e sezonit të na rikthehen lojtarët nga dëmtimet. Jam i sigurt që do ta mbyllim sezonin duke luftuar për gjëra të mëdha. Skuadra ka shumë të rinj, të cilët kanë nevojë për kohë. Tani kemi diferencë me të tjerët dhe kjo është e dukshme, por do të na rikthehen Ansu, Dembele dhe Kun. Ata mund të na ndihmojnë në sulm dhe të jemi kompetitivë. Ne më parë kemi qenë favoritë dhe nuk e kemi fituar dot Championsin. Nuk ndodh asgjë edhe që e humbëm këtë ndeshje. Bajerni është shumë solid dhe ka ekip të fortë. Ky është realiteti, por ne jemi Barcelona. Nuk ka nevojë për justifikime. Do të ringrihemi sërish. Tifozët? Ishin të mrekullueshëm. Nuk e kuptova pse e vërshëllyen Roberton”, ka thënë Pique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka raportuar të mërkurën…