Piraj: Në Serbi ka një urrejtje shumë të madhe për çdo gjë që është shqiptare ose kosovare

18 shkurt 2020 | 11:13

Prodhuesi vendor nga fabrika “Meka”, Burim Piraj, ka folur për bashkëpunimin tregtar me Shqipërinë që. sipas tij, edhe pse eksporti është në shifër simbolike, tanimë s’ka pengesa tregtare ndërmjet dy vendeve.

“Ne si kompani eksportojmë në Shqipëri, nuk është ndonjë eksport shumë i lartë dhe merr një përqindje më të vogël se 3 për qind të prodhimit dhe shitjeve të gjithëmbarshme. Vitin e fundit nuk kemi pasur pengesa dhe jemi të kënaqur me qasjen e autoriteteve kufitare të Shqipërisë dhe me trajtimin. Normalisht që prodhimet e mishit kërkojnë dokumentacion shtesë dhe kushte të transportit të rregullta, por ne i plotësojmë ato dhe nuk kemi pengesa”, ka thënë Piraj për “Epokën e re”.

Ai ka folur edhe për kërkesat rreth prodhimit të tij që kishte më parë shteti serb, por që për shkaqe nacionale, sipas tij, nuk kishte bashkëpunim.

“Nga Serbia para shumë vitesh kemi pasur kërkesë për bashkëpunim, mirëpo për shkak të presionit publik dhe frikës, firmat serbe dhe ato shqiptare që veprojnë në Serbi hezitojnë të importojnë nga Kosova. Në Serbi ka një urrejtje shumë të madhe për çdo gjë që është shqiptare. Kush mendon se është ndryshe le të shkojë në Beograd dhe të flasë shqipe do ta shikojë se si e trajtojnë kamerierët, ndoshta edhe nuk i shërbejnë”, ka thënë Piraj, duke shtuar se derisa ne, në Kosovë, shumë elementeve pro serbe u japim edhe hapësirë në media atje, sipas tij, njerëzit e kanë gati të pamundur diçka ‘Made in Kosova’ të nxjerrin në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës,…