Pjaniqi: Juve me Ronaldon e fiton Ligën e Kampionëve

11 shtator 2018 | 17:39

Mesfushori boshnjak Miralem Pjaniq beson se Juventusi me Cristiano Ronaldon mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Në Juventus ne luajmë gjithmonë për të fituar kompeticione. Në katër vjetët e fundit ne kemi arritur dy finale të Ligës së Kampionëve, dhe kjo nuk është diçka e lehtë për t’u bërë. Na duhet diçka më shumë për ta fituar këtë trofe. Ne besojmë në këtë ëndërr dhe jemi në rrugën e duhur. Ronaldo është çelësi ynë. Ai ka fituar shumë dhe është një ndër më të mirët. Duke e pasur atë në skuadër na ofron diçka ekstra. Jam shumë i lumtur që qëndrova. Objektivi im është të vazhdoj të fitoj me klubin tim”, ka thënë Pjaniqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…