Pjesëtarët e FSK-së dhe të policisë dhurojnë gjak

14 qershor 2019 | 16:48

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të premten është shënuar 14 Qershori, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.

Aktivitetit të dhurimit të gjakut iu bashkuan edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, shefi i Departamentit të Planifikimeve, kolonel Sefer Isufi, para mediave dhe të pranishmeve, duke u bazuar në misionin dhe detyrat e institucionit të FSK-së, ka shprehur gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së në mbështetje të qytetarëve të vendit.

“Pjesëtarët e FSK-së janë të përkushtuar në ofrimin e mundësive të tyre fizike dhe profesionale, në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë në mbështetje të qytetarëve. Edhe ky aksion, të cilit sot i jemi bashkuar rreth 60 pjesëtarë, është në vazhdën e mbështetjes së institucioneve tona dhe qytetarëve të vendit”, ka thënë Isufi.

Fotografia e Kosovo Police

Ndërsa, drejtoresha e QKKTGJ-së, dr. Bukurije Zhubi, ka vlerësuar lart interesimin e shumë qytetarëve dhe sidomos të pjesëtarëve të dy institucioneve të sigurisë, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët çdoherë u janë përgjigjur pa hezitim kërkesave për dhurimin e gjakut.

Dita Botërorë e Dhurimit të Gjakut shënohet çdo vit në Kosovë.

Këtë vit, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë organizuar këtë aktivitet, me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetët e të gjithë atyre që kanë nevojë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain, duke parë pasiguritë që ekzistojnë për të ardhmen…