Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi

08 shkurt 2023 | 11:54

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia, ka marrë vendim, me anë të së cilit, Pjetër Shalës i është vazhduar masa e paraburgimit.

Trupi gjykues ka arritur në konkludim se ekzistojnë arsye që rreziku i pengimit të ecurisë së procedurave të Gjykatës Speciale dhe rreziku i kryerjes së “krimeve” të mëtejshme, vazhdon të ekzistojë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Shala është arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 9,500 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra…