‘Plagë që nuk shërohet kurrë’, Osmani dhe Abdixhiku nderojnë viktimat e masakrës së Qyshkut

14 maj 2026 | 12:53

Mes dhimbjes, kujtesës dhe thirrjes për drejtësi, në fshatin Qyshk janë përkujtuar të enjten viktimat e një prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë.

Pranë lapidarit të të rënëve, kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, kanë bërë homazhe në nderim të civilëve të vrarë në masakrat e Qyshkut, Zahaqit, Pavlanit dhe Llabjanit.

Në përvjetorin e masakrës së 14 majit 1999 është rikujtuar krimi i kryer nga forcat e regjimit serb ndaj popullatës civile shqiptare në rajonin e Pejës.

Sipas të dhënave të bëra publike, në Qyshk janë vrarë 44 civilë, në Zahaq 17, në Pavlan 21 dhe në Llabjan 13 civilë shqiptarë. Në tërë zonën Qyshk-Pavlan-Zahaq-Llabjan janë vrarë masakruar mizorisht nga Serbia rreth 100 civilë

Gjatë homazheve, Osmani dhe Abdixhiku kanë nderuar kujtimin e viktimave dhe kanë ritheksuar rëndësinë që krimet e luftës të mos harrohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim kryetarin…