Plagosen tre persona në Gjakovë, i dyshuari në arrati

10 mars 2024 | 09:49

Tre persona janë plagosur në Gjakovë mesnatën e së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli”.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Zëdhënësi Sheremet Elezaj tha se i dyshuari është në kërkim.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është momenti kur luftanije britanike HMS Richmond, rrëzon dy…