Plani i KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit: 10 ditë fushatë e rreth 11 milionë euro buxhet
02 maj 2026
| 10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar periudhën zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
Fushata do të nisë më 28 maj 2026 dhe do të përfundojë më 7 qershor 2026 në orën 06:59, duke zgjatur gjithsej 10 ditë e 7 orë.
Për organizimin e këtyre zgjedhjeve, KQZ ka miratuar një buxhet prej 10,887,186.45 euro, shkruan Klankosova.tv
Violeta Salihu, anëtare e KQZ-së, theksoi se këto shpenzime janë planifikuar sipas kërkesave të njësive përkatëse dhe janë miratuar nga Këshilli për Buxhet dhe Financa.



