Platini: Varane duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

01 nëntor 2018 | 12:32

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se qendërmbrojtësi i Francës dhe Real Madridit, Raphael Varane, duhet ta fitojë “Topin e Artë”.

“Një francez do ta fitojë Topin e Artë. Gjithmonë ekziston debati Ronaldo-Messi, por këtë vit e kemi vetëm një futbollist i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës. Ai është Varane. Përveç kësaj, ai është lojtar i shkëlqyer, për të cilin do të kisha votuar edhe unë. Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, çdo gjë tjetër është subjektive”, ka thënë Platini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar…