Plenkoviq: Beogradi nuk ka dhënë shpjegim për dëbimin e diplomatit kroat

23 nëntor 2023 | 16:43

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Kroacia ka reaguar “sipas parimit të reciprocitetit dhe në mënyrë të duhur”, duke shtuar se nuk ka pasur shpjegim zyrtar për dëbimin e sekretarit të Parë të Ambasadës kroate në Serbi, Hrvoje Shnajder.

Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, ai ka folur për aktualitetin politik, duke thënë se qeveria kroate ka reaguar menjëherë dhe ka shpallur ‘persona non grata’ (person të padëshiruar) një diplomat, raporton “HRT”.

“Pavarësisht atmosferës parazgjedhore në Serbi, ne besojmë se lëvizje të tilla nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit apo bashkëpunimit mes dy shteteve dhe prandaj ne reaguam ndaj veprimit të ndërmarrë nga Serbia”, ka thënë Pllenkoviq.

Të martën, Ministria për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, e ka shpallur Petar Novakoviqin, këshilltar në ambasadën serbe në Zagreb, person të padëshiruar. Ky vendim është marrë si masë reciproke ndaj vendimit të Serbisë.

Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë, ka njoftuar të hënën se ka dëbuar një diplomat kroat për shkak se “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka vizituar sot Ambasadën…