Drejtori i ATK-së takohet me ambasadorin Abbott

23 nëntor 2023 | 16:43

Drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka vizituar sot Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në takim me ambasadorin Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua rreth bashkëpunimeve të vazhdueshme që ka ATK-ja me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori Murtezaj ka falënderuar për mbështetjen që i është bërë institucionit që drejton në procese të rëndësishme, si dhe bashkëpunimet e tjera në fusha të caktuara tatimore.

Murtezaj në këtë takim ka kërkuar nga ambasada që të mbështetë ATK-në në fazën e rekrutimit të punonjësve të rinj, proces i cili ka nevojë për monitorim profesional e të paanshëm, në mënyrë që përzgjedhja të jetë sa më transparente dhe meritore.

Nga ambasada u vlerësua kërkesa e ATK-së dhe në parim u premtua që do të mbështesin në zhvillimin e një sistemi të rekrutimit që do të shihet si meritokratik dhe transparent, i cili padyshim do të reflektojë në përzgjedhje të drejtë dhe meritore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka thënë…