Pleurat Sejdiu rizgjidhet kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës
Pleurat Sejdiu është zgjedhur sërish kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK). Sejdiu për këtë pozitë ishte në garë me nënkryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj.
Sejdiu mori 96 vota të anëtarëve të OMK-së, ndërsa kundërkandidati i tij, Naser Gjonbalaj, mori 26 vota.
Ndryshe në këtë proces morën pjesë anëtarët e kuvendit të OMK-së, të cilët përmes votimit vendosën për udhëheqjen e re të institucionit që përfaqëson mjekët në Kosovë.
Sejdiu ishte një nga kandidatët për këtë post dhe arriti të marrë mbështetjen e shumicës së votave.
Oda e Mjekëve të Kosovës është institucioni që përfaqëson interesat profesionale të mjekëve, mbikëqyr etikën dhe standardet profesionale në shëndetësi dhe bashkëpunon me institucionet për zhvillimin e sistemit shëndetësor në vend.



