PLPK E GJILANIT, PAS LUFTËS SË UÇK-SË, ISHTE MË AKTIVJA NË TËRË KOSOVËN

25 prill 2023 | 13:11

Ismet Sylejmani

Prej datës 25 Prill 2000 e deri më sot, u mbushën 23 vite, qysh kur Këshilli i Rrethit të LPK-së në Gjilan, pas vendimit historik dhe konsulltimeve të nevojshme, të cilat ishin domosdoshmëri e padiskutueshme organizative, shpërndau ftesën, me anë të së cilës njoftonte, se më datë 27 Prill 2000, në ora 17:00 në Selinë e LPK-së, ishin ftuar dhe do të merrnin pjesë, të gjitha subjektet politike dhe jopolitike të Gjilanit!

Kjo ftesë historike, përpos rëndësisë së madhe të misionit të saj që luante, sepse kishte marrë përsipër të organizonte tubimin më të madh kombëtar në Gjilan dhe në tërë Kosovën, në nderim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishin ardhur në Kosovë, por ftesa kishte edhe një të veçantë tjetër historike, sepse për herë të parë shpërndahej edhe me llogon e cila ishte aprovuar në Mbledhjen e Kryesisë Qendrore të LPK-së!

Gjilani pa as më të voglin dyshim, pas përfundimit të Luftës së UÇK-së dhe ardhjes së NATO-s në Kosovë, ishte shëndërruar në bastionin më të fuqishëm të LPK-së në Kosovë!

Jehona e aktivitetit të LPK-së në Gjilan, ishte e madhe dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në frontet e luftës së armatosur që zhvillohej në Luginë të Preshevës nga UÇPMB dhe në Maqedoninë e Veriut nga Ushtria Çlirimtare Kombetare -UÇK!

Amerika në Gjilan, është nderuar si askund tjetër në Kosovë, por ngjashëm edhe në tërë hapsirën gjithëshqiptare!

Prishtinë, 25 Prill 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar të gjithë agjentët…