”Po bashkëpunoj me hetuesit”, gazetari Protasevich flet nga burgu (Video)

25 maj 2021 | 00:14

Roman Protasevich, gazetari opozitar i cili u arrestua pasi fluturimi i tij u devijua në Bjellorusi, po mbahet në një qendër paraburgimi në kryeqytetin Minsk.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e brendshme e Bjellorusisë, që Protasevich nuk ishte ankuar për shëndetin e tij ndërsa ishte në paraburgim.

Më herët babai i tij, Dmitri, i tha BBC se ai kishte frikë se djali i tij mund të torturohej në paraburgim dhe mund të përballej me dënimin me vdekje.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë siguruar videon klu shfaqet gazetari në ambientet e e burgut, ku deklaronte se po bashkëpunonte me hetuesit dhe po merrej në pyetje në lidhje me organizimin protestave masive në qytetin e Minsk.

Gazetari Roman Protasevic po udhëtonte nga Athina për në Vilnius, kur avioni i tij u detyrua të ulej në Minsk, pas udhërit të Lukashenko. Aktivisti ishte anëtar i delegacionit të lideres të opozitës Bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, e cila kishte marrë pjesë në Forumin e Delphi.

Gazetari 26-vjeçar ka shprehur prej kohësh frikën se mund të vritet sepse ai kundërshtoi publikisht Lukashenkon. Deri në momentin e arrestimit të tij, Protasevic ishte kryeredaktori i një media në Bjellorusi, e cila ka rreth 250,000 ndjekës.

26-vjeçari ka punuar në edicionin e lajmeve me bazë në Poloni NEXTA, i cili vitin e kaluar transmetoi imazhe të protestave kundër Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Kanali me 1 milion ndjekës kundërshton hapur Lukashenkon, kundërshtarët e të cilit janë rrëmbyer dhe vrarë në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi u shpreh se të gjitha…