“Po e godasim fort Hamasin, liria e ka çmimin e lartë”

23 nëntor 2023 | 08:12

Në prag të hyrjes në fuqi të armëpushimit, kryeministri izraelit, Benajmin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Gantz dhanë një konferencë për shtyp gjatë së cilët pikë së pari përshëndetën trupat ushtarake për angazhimin e treguar deri në këtë fazë të luftës.

Lideri Netanjahu përsëriti edhe njëherë përpara publikut izraelit dhe ndërkombëtar se qëllimi i kësaj lufte në Gaza është lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i Hamasit, i cili nuk duhet të përbëjë më rrezik në të ardhmen për sigurinë.

Ai shprehu vlerësimin për trupat e ushtrisë duke thënë se liria ka një çmim shumë të lartë, e cila mund të arrihet vetëm falë kurajës dhe heroizmit të IDF.

Më tej, Netanjahu dha disa detaje për marrëveshjen me Hamasin, duke siguruar se shumë shpejt disa fëmijë dhe nëna do të lihen të lirë nga militantët, ashtu siç është rënë dakord më herët.

Ndërkaq, ministri Gantz solli të rejat më të fundit nga luftimet në Gaza duke thënë se ofensiva është e ngadaltë, por që pasojat mbi Hamasin dhe militantët e tij janë shumë të mëdha.

Ministri bëri me dije se i kishte kërkuar parlamentit të lejonte që ushtria izraelite të futej më thellë në Gaza për të treguar forcën e saj ndaj organizatës terroriste dhe për të liruar pengjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, tha dje…