Po e shkatërrojmë armikun në lindje dhe jug

21 qershor 2023 | 08:37

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se forcat ukrainase  po i shkatërrojnë ato ruse në dy pjesët kryesore të konfliktit, në lindje dhe në jug të vendit.

“Në këtë kohë ushtarët tanë në jug dhe në lindje po shkatërrojnë në mënyrë aktive armikun, duke e pastruar fizikisht Ukrainën”, ka thënë Zelensky.

“Mbrojtja kundër terrorit do të thotë t’i shkatërrosh terroristët. Dhe kjo është një garanci që shteti i së keqes nuk do të ketë kurrë mundësinë për të sjellë të keqen në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Duke iu referuar një konference që do të mbahet në Londër për rimëkëmbjen e pasluftës, Zelensky tha se rindërtimi i Ukrainës ishte “një mjet dhe një garanci sigurie” dhe një mjet “mbrojtjeje kundër çdo përsëritjeje të agresionit rus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minitregim nga: Gabriel García Márquez Përktheu:  Bajram Karabolli … një…