Po “koteshin” nëpër istikame, ukrainasit i vënë ushtarët rusë “në gjumë të përjetshëm”

09 nëntor 16:28

Kievi nuk po i lë ushtarët rusë që as gjumin ta bëjnë rehat, ndërsa dronët e ukrainasve po “patrullojnë 24/7” dhe po vëzhgojnë situatën.

Një video e filmuar nga ajri shfaq ushtarët rusë që i kishte zënë gjumi nëpër istikame, por ishin predhat që u binin nga lart që i vënin ata në “gjumë të përjetshëm”, transmeton Telegrafi.

Ata shihen të strukur nëpër istikame e disa prej tyre që ishin në gjumë, nuk patën rastin as të lëvizin kur u goditën nga predhat që u binin shumë pranë kokave.

E me këtë ukrainasit kanë filluar të tallen me ushtarët e Putinit – duke pretenduar se po i vënë në “gjumë të përjetshëm”.

Pamje të tilla të aksioneve të ukrainasve janë bërë çdo herë e më të shpeshta, e për këtë më së miri flet kundëofensiva e tyre që i detyroi rusët të tërhiqen nga shumë rajone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale me seli në Hagë ka publikuar dosjen paraprake…