Po ktheheshin nga Italia në Shqipëri, aksidentohet familja shqiptare

11 korrik 2022 | 23:46

Përfshihet në aksident familja shqiptare në Itali.

Ngjarja ndodhi në Lacedonia, pranë Pulias.

Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare me 5 antarë është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa, në Km. 115,200 në orën 14:00.

Burrë e grua shqiptarë së bashku me tre fëmijët ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe ka mbetur për disa minuta e bllokuar në makinë, deri sa kanë mbërritur forcat e shpëtimit.

Të pestë anëtarët e familjes janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Foggia-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar masakrën…