Po përparojmë në të gjitha frontet

27 qershor 2023 | 08:47

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmshëm drejtuar kombit dhe botës, iu referua rezultateve të kundërofensivës së Ukrainës dhe theksoi se të dhënat nga terreni janë optimiste.

Gjatë fjalimit të tij, Zelensky theksoi se fronti është ende më aktivi në rajonin e Zaporozhzhia dhe Donetsk, transmeton Telegrafi.

“Ushtarët tanë janë aktivë, pozicionet tona të avancuara dhe drejtimet e veprimeve aktive. Sot ushtarët tanë përparuan në të gjitha drejtimet dhe kjo është një ditë e lumtur. Uroj që djemtë të kenë më shumë ditë të tilla”, tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë të hënës ka vizituar një sërë repartesh në front dhe se dita ka qenë plot emocione.

“Faleminderit djema për të gjitha fjalët tuaja mbështetëse. Ju faleminderit të gjithëve për përqafimet. Të gjithë ushtarët tanë, nga këmbësoria te gjeneralët – bravo! Ne diskutuam gjithashtu për krijimin e trupave detare. Të gjitha detajet janë të qarta. Po forcojmë marinsat dhe të gjithë elementët e forcave tona të mbrojtjes”, tha presidenti ukrainas.

Në fund, Zelensky përsëriti se e gjithë Ukraina do të çlirohet.

“Më shumë armë do të na afrojnë fitoren. Kjo është gjëja kryesore. I gjithë vendi ynë do të çlirohet. Absolutisht gjithçka”, përfundoi Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi mercenar rus, i cili udhëhoqi një rebelim që pothuajse…