Nitaj: Po punohet për gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin

10 shkurt 2018 | 10:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri po përpiqen ta gjejnë një zgjidhje normale dhe të pranueshme për demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje, duke shtuar se fjalën e fundit do ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për propozimet që janë dhënë për zgjidhjen e kësaj çështje, Nitaj ka thënë se nënshkrimi i një aneks marrëveshje nga të dyja palët ka kuptim derisa, sipas tij, vetëm premtimet publike gojore do të ishin shaka.

Deputeti Nitaj ka folur edhe për qeverisjen në vend.

Ai ka theksuar se ka një qasje serioze për temat e mëdha, për dialogun me Serbinë dhe për përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimeve.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy…