Po vazhdon realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe objekteve në Malishevë

03 maj 2023 | 15:55

Në kuadër të realizimit të projekteve, Komuna e Malishevës, po vazhdon me realizimin e projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe objekteve publike, në tërë territorin e saj.

Ky projekt është trevjeçar dhe në vazhdimësi do të bëhet shenjëzimi, sidomos në rrugë afër objekteve me rëndësi, siç janë shkollat, me qëllim të krijimit të sigurisë për nxënës, por edhe për parandalimin e aksidenteve tjera në komunikacion.

Këto ditë, ky projekt është realizuar në disa vendbanime, ndërsa projekti do të vazhdoj të realizohet në të gjitha fshatrat dhe në qytetin e Malishevës.

Projekti realizohet përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës dhe financohet nga buxheti i komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e meksikanit Sergio Perez në garën e Baku ka…