Pochettino: Asgjë nuk ka përfunduar

08 prill 2021 | 12:10

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar edhe përkundër faktit se skuadra e tij e mposhti Bayern Munchen në ndeshjen e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve (2-3).

“Vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të madhe, kampione në fuqi. Kishim edhe pak fat që duhet në ndeshje të tilla. Bayern do të na bëj të vuajmë edhe në ndeshjen e kthimit, nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një rendiment më të mirë dhe një rezultat më të mirë”, ka thënë Pochettino.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi dokumentar: “Mbijetesa dhe Shkolla”- “Survival and School” shpërblehet në…