Pochettino: Broja mund të jetë kundër Aston Villas
22 shtator 2023
| 16:57
Një lajm i mirë për Kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjes ndaj Çekisë, por më shumë për Armando Brojën.
Sulmuesi kuqezi duket se tashmë ka lënë totalisht pas dëmtimin dhe rikuperimin e plotë fizik, pasi trajneri i Chelseat ka dhënë një deklaratë në konferencën për shtyp, duke theksuar se Broja është gati të luajë.
“Broja mund të kthehet kundër Aston Villas, por vjen pas 9 muajsh jashtë fushave. Ne nuk mund të vendosim të gjithë përgjegjësinë te Broja për t’i shënuar të gjithë golat. Përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin dhe përpjekjen kolektive. Nuk mund të presim që Armando Broja të shënojë me çdo prekje të topit. Ai duhet ta ndiejë konkurrencën”, është shprehur Pochettino.