Pochettino e kërkon De Gean

08 mars 2021 | 09:08

Trajneri i Paris Saint Germainit, Maurizio Pochettino, është duke kërkuar që ta përforcojë skuadrën me një portier të klasës botërore.

Keylor Navas nuk e ka bindur argjentinasin, i cili ka shfaqur interesim për portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.

Sipas “The Sun”, De Gea mund të jetë lojtar i PSG-së pasi çdo ditë e më shumë Dean Henderson po merr vëmendje me paraqitje të mira në Manchester dhe tani ai kërkon minuta, në të kundërtën do të largohet nga klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka kujtuar mësuesin…