Pochettino: Nuk e merituam humbjen

29 prill 2021 | 13:13

Kur rimendon pjesën e parë që bëri PSG-ja e tij dhe të shohë se çfarë golash pësoi në të dytën, dy goditje që është pak t’i quash fatlume, me të drejtë trajneri Mauricio Pochettino u paraqit i vrenjtur në konferencën për shtyp.

“Vazhdoj ta mendoj në kokën time dhe ende nuk arrij të gjej një shpjegim. Rezultati final u vendos nga dy gola që jo vetëm ishin të evitueshëm, por është e vështirë që t’i pranoj se si ndodhën. Ishin dy situata që kurrë ndonjëherë mund të jenë të rrezikshme. Prandaj, më kuptoni kur them që nuk e kapërdij dot këtë. Dominuam pjesën e parë në mënyrë totale, e përsëris, totale… Nuk meritonim ta humbnim, por kur sheh që të të ndodhin më pas dy episode të çmendura që të bëjnë të humbësh një ndeshje të cilën nuk mendohej se do ta humbnim, kjo më bën shumë nervoz”, ka thënë Pochettino.

“Sa shanse kemi për përmbysjen? Është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve… Dhe, pse jo, shpresojmë që fati në Manchester të na ndihmojë edhe ne ashtu siç bëri me Cityn, ndonëse nuk na mungon asgjë që ta përmbysim”, ka deklaruar Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit…