Çështja e shkarkimit të presidentit Meta, socialistët mbledhin grupin parlamentar?
29 prill 2021
| 13:09
Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Top Channel” ka shkruar se e kanë mësuar që pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit.
Ndërkohë socialistët për ta bërë këtë kanë një problem ligjor. Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual.
Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS-së. Megjithatë, socialistët do të diskutojmë për rrugët alternative.



