Pochettino: Penalltia? Sjellje e papranueshme, nuk e tolerojmë më

16 prill 2024 | 12:41

Chelsea fitoi 6-0 përballë Evertonit ku londinezët dominuan gjithçka, por që gjithashtu solli një episod të pakëndshëm.

Në pjesën e dytë, kur sfida ishte 4-0, Chelsea fitoi një penallti dhe Madueke, Jackson e Palmer “diskutuan” fortë me njëri-tjetrin se kush do ta merrte përsipër ekzekutimin. Në fund Palmeri shënoi, teksa kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Pochettinos.

“U thashë lojtarëve që nuk mund të sillemi në këtë mënyrë. Kjo është hera e fundit që do ta pranoj këtë lloj sjelljeje. Ata janë të gjithë të përfshirë në këtë situatë, të gjithë. Herën tjetër do të dalin të gjithë dhe po flas seriozisht”, ka thënë Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit…