
Podujeva bëhet edhe me një QMF të re
19 gusht 2021
| 14:13
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Kuwait Society For Relief Kosovo, Shaqir Shaqiri për ndërtimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, e ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu.
Ky është donacion nga kjo organizatë për Komunën e Podujevës në vlerë të 124 mijë eurove dhe objekt me sipërfaqe 300 metra katrorë.
Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur për këtë projekt dhe falënderoi donatorin.
“Jam i lumtur për jetësimin e këtij projekti, i cili ndikon në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë” , ka thënë kryetari Bulliqi.