Poezi nga Jakup Krasniqi / QYTETARI

02 mars 2020 | 22:39

Një gjë dua me ju thënë
Juve atje në Kuvend
Që po flisni n’emrin tem
A po dini shkrim – këndim?

Nëse dini shkrim – lexim
A mendoni për fatin tim
Për Atdheun e sakatosur
A për shtetin e syrgjynosur?

Opozita le të folë
Atë pushtet e ka n’dorë
Nëse dinë a s’dinë me folë
N’foltorën e Kuvendit tonë!

Pozita mos t’bëhet horë
Se Qeverinë e kanë n’dorë
Të qeverisë me unitet
Për t’i dhënë vendit selamet!

Te qeverisurit është kulturë
Nuk mjafton vetëm m’u turrë
As me gju me vezë e gaz
Apo t’qeverisni për miraz!

Koalicion jeni për t’qeverisur
Me vendimet e Qeverisë
Jo me fjalët e çarrshisë
Qe çojnë ujë n’mulli t’Serbisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi tashmë ka prekur edhe vendet e rajonit duke përfshirë…