Pogba: Tani mendjen e kam vetëm te Evropiani

24 qershor 2021 | 12:28

Pas një ndeshje të kënaqshme ndaj Portugalisë, Paul Pogba i jep sinjale Juventusit në merkato.

Ylli francez ishte prezantuar me një “look” të ri me ngjyrën bardhezi tek modeli i tij i flokëve, duke bërë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë për një rikthim në Torino.

Pas ndeshjes mesfushori i Manchester United ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” duke folur gjithashtu edhe për këtë model të ri të flokëve të tij: “Objektivi ynë është të arrijmë deri në fund. Rikthimi i Benzemasë te goli? Jemi shumë të lumtur që e kemi midis nesh dhe të bëjë këto gjëra. Tani presim që të shënojë dhe Mbappe. Përpara kemi sulmues që bëjnë diferencën, jemi të qetë. Të shqetësuar për grupin që ishim? Jo, ishim të përgatitur e dinim që do të ishte e vështirë. Jemi besimplotë dhe kemi ecur përpara me qetësi”.

“Flokët me ngjyrën bardhezi, sinjal për të ardhmen? E prisja këtë pyetje… Nuk ka asnjë të ardhme për momentin, tani mendjen vetëm tek Evropiani. Ngjyra e flokëve ndryshon shpesh”, ka përfunduar Pogba.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Limaj është transferuar tek Klubi Futbollistik Tirana për dy…