Policët e kidnapuar dalin para gjykatës në Kralevë

16 qershor 2023 | 11:22

Tre policët e kidnapuar brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, kanë dalë këtë të premte në mëngjes përpara gjykatës në Kralevë të Serbisë.

Ndaj tyre po zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.

Lajmin e ka bërë me dije avokati serb, Çedomir Stojkoviq, përmes një postimi në “Twitter”.

“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para prokurorit të lartë publik në Kralevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon afati prej 48-orësh i ndalimit policor”, ka thënë Stojkoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e Einxhelit dhe Dj Dagz nisi në “Big Brother…