Policëve iu mbetet paga njëjtë, nuk do iu numërohet fare rrezikshmëria në punë

05 shkurt 2023 | 23:58

Prej 7 kategorive sa ishin, ato janë reduktuar goxha, për çka paralajmërohet edhe dorëzimi i ankesave te Avokati i Popullit.

E 1 për qind e buxhetit vjetor të Policisë së Kosovës është ndarë edhe për orët e kujdestarisë, që nuk plotëson nevojat.

Në lidhje me këto pakënaqësi, Imer Zeqiri si kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, u ftua në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nga i cili mori garanci se sivjet rrogat nuk do t’u zbriten.

Rritja u premtua për vitin tjetër, kur edhe vlera e koeficienti pritet të rritet.

Ashtu si ftesën e Bislimit, Zeqiri ka gati një vit që pret thirrjen nga kryeministri Albin Kurti për kompensimin e policëve për shujta, transport, sigurim e pensionim të parakohshëm, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleatët e Ukrainës do të bien dakord të ofrojnë avionë…