Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të kuletave

21 qershor 2018 | 15:57

Në pikën kufitare në Kullë është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte në kërkim të policisë për disa raste të vjedhjeve nga stacioni policor Qendra në Prishtinë.

“G. LL  mashkull 43 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës i cili nga hetuesit e stacionit Qendra është identifikuar që nga viti 2017, dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve që janë raportuar në polici (kryesisht janë vjedhje të kuletave)”, është thënë në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndërkohë hetuesit policor të të gjitha stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë duke kryer veprimet e nevojshme policore për kompletimin e lëndëve, të cilat pastaj do të procedohen në institucionet përkatëse.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka dhe Australia kanë luajtur baras 1-1, në ndeshjen e…