Policia arreston një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Lipjan

15 mars 2023 | 22:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:40 ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

“I dyshuari: E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka…