Policia arreston tre persona pas përleshjes në Mitrovicë

15 maj 10:48

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një përleshje, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në kohën kur viktima, Z.H. 53-vjeçar, ishte në lëvizje me veturën e tij në hyrje të qytetit të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme është bërë me dije se tre të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën e rastit, dhe si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

Pak orë pas incidentit hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre personat të dyshuar: I.A. 58-vjeçar, Sh.A. 26-vjeçar dhe K.A. 28-vjeçar.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është paraparë që…