Policia bastis zyrat e Barcelonës, arrestohet Bartomeu

01 mars 2021 | 15:50

Josep Maria Bartomeu është arrestuar nga policia spanjolle për përfshirjen e tij në skandalin e fushatës së ‘Barcagate’ gjatë kohës së tij si president i klubit. Bartomeu është një nga tre personat që janë arrestuar deri më tani, me CEO të Barcelonës Oscar Grau dhe shefin e shërbimeve juridike Roman Gomez Ponti dy të tjerët.

Të hënën në mëngjes, policia ka hyrë në zyrat e Barcelonës, ka mbledhur prova dhe ka kryer arrestimin. Kujtojmë se Bartomeu ishte një nga figurat, i cili hyri në konflikt me Messin në lidhje me ekipin.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni ishte i lidhur me ‘Barcagate’ të vitit të kaluar, në të cilin zyrtarët e klubit u akuzuan për fillimin e një fushate shpifjesh kundër lojtarëve aktual dhe ish-lojtarëve që ishin kritikë ndaj klubit dhe presidentit të atëhershëm Bartomeu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, i…