Policia dhe Prokuroria japin detaje të operacionit të sotëm në veri

23 nëntor 2018 | 12:24

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të operacionit në Mitrovicë ku janë arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka sqaruar se sot në mëngjes policia ka arrestuar tre persona, ndërsa njëri nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

“Pas orës gjashtë policia ka kryer një operacion të bastisjes dhe kontrollit, me këtë rast janë kontrolluar katër lokacione dhe janë arrestuar katër persona”, ka thënë Riza Shillova, drejtori i Departamentit për Hetime.

Ai ka bërë me dije se tre persona ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ndërsa një tjetër është arrestuar për shkak se ka penguar punën e policisë.

“Policia një person nuk ka mund ta gjejë në shtëpi, ndërsa një tjetër është në arrati”, ka thënë ai.
Shillova këtë operacion e ka konsideruar të suksesshëm, ndërsa ka bërë me dije se asnjë zyrtar policor nuk është lënduar dhe se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit.

Prokurori Sylë Hoxha ka bërë me dije se ky person ka inicialet S.A dhe të njëjtin nuk kanë mund ta arrestojnë policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një konference…