Policia e kapi në flagrancë me drogë në veturë, ky është i arrestuari në Gjakovë

01 shkurt 2023 | 19:40

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Kështu ka ndodhur edhe të martën në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një i ri është kapur në flagrancë nga Policia me një sasi të marihuanës, të cilën ia gjetën në veturë. I dyshuari që u arrestua për këtë rast është Kushtrim Maliqi, 26-vjeçar.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është ndalur nga Policia, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, derisa një njësi po patrullonte në një pikë kontrolli. Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me drogë, që u bë sebep që i riu të përfundojë në pranga.

Për shkak të posedimit të drogës, ai është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë fluturimit Prishtinë – Bazel udhëtarët kanë parë tmerrin me…