Policia e Kosovës blen 40 radarë të rinj

07 tetor 2021 | 12:37

Policia e Kosovës kishte hapur tender që të furnizohet me radarë dore, radarë mobilë dhe pajisje elektronike mobile për kontrollim dhe identifikim të kundërvajtjeve në trafik.

Deri tash ka përfunduar pjesa e parë e tenderit, që përmban 40 radarë dore. Çmimi që ishte parashikuar për blerjen e këtyre radarëve të dorës ishte 780 mijë euro si kontratë kornizë për tre vjet. Tenderi është fituar nga “Fitim R. Bilalli B.I.”, me vlerë të ofruar 449 mijë e 700 euro, raporton “Zëri”.

Çfarë përformance do të kenë radarët që do t’i ketë Policia e Kosovës? Radarët e rinj të policisë do të mundë të matin shpejtësinë e automjeteve minimalisht duke filluar nga 1 000 metra, duke e proceduar një matje në 0.33 sekonda dhe shpejtësia maksimale që kapin është 320 km/h.

Brenda një sekonde ky radar do të bëjë tri matje dhe marzha e gabimit është ­­+/- 2 km/h. Këto pajisje shumë të rëndësishme për policinë rrugore do të jenë të pajisura me “GPS” për caktim të lokacionit, teksa do të jenë të lidhura sikur me anë të kabllove, ashtu edhe me “Wi-Fi”, “Bluetooth dhe me sisteme qendrore. Mirëpo këta radarë do të kenë memorie të brendshme, duke mos pasur mundësi manipulimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj politikanëve spanjollë…