Policia e Kosovës: Edhe sot zyrtarët serbë i paraqitën dorëheqjet e tyre

06 nëntor 17:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot zyrtarë serbë që punojnë në pjesën veriore të vendit i kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.

“Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara”.

“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar nëntë…