Policia e Kosovës fton për test psikologjik edhe 510 kandidatë të tjerë të mundshëm për t’u bërë pjesë e saj

28 korrik 2019 | 16:14

Policia e Kosovës ka bërë publike listat e kandidatëve (për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës) të renditur sipas pikëve të fituara në testet e kaluara, për test psikologjik.

Për të kryer testet psikologjike janë ftuar 510 kandidatë, prej tyre 94 kandidate femra dhe 416 kandidatë meshkuj. Ata do të paraqiten sipas datave të caktuara, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.

Ky është grupi i dytë i të ftuarve për t’u bërë polic, pasi që rekrutët e parë prej rreth 400 kandidatëve priten të përfundojmë shkollimin dhe trajnimin gjashtëmujor në mes të shtatorit.

Policia  e  Kosovës kishte shpallur konkursin për zyrtar policor me datë:  10.05.2018, dhe të gjithë ata kandidatë që kanë kaluar testin e që janë në pritje do të kenë mundësinë brenda nevojave të Policisë së Kosovës që brenda dy vitesh të ftohen për tu bërë pjesë e policisë.

Në këtë link është lista e emrave:

http://www.kosovopolice.com/repository/docs/00_njoftimi_per_publikim_tests_psikologjik_26.07.2019(finale).pdf

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i ka renditur tri arsye…