Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj

18 prill 2023 | 18:41

Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj. Konkursi do të jetë i hapur nga 19 prilli deri më 12 maj 2023.

Në këtë konkurs, inkurajohen që të aplikojnë individët që i përmbushin kushtet nga të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas).

Në fillim të muajit nëntor të vitit 2022, disa zyrtarë policorë serbë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës si shenjë protestë ndaj paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës se do të nis me shqiptimin e gjobave ndaj vozitësve të veturave me targa ilegale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit