Policia e Kosovës i gjen serbit një sasi barnash me banderola të Serbisë

18 gusht 2022 | 13:06

Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar se sot e ka ndaluar një të dyshuar i cili kishte një çantë me barna me banderola të Serbisë.

Barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore.

“Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve në menaxhimin dhe kontrollin kufitar, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb dhe gjatë kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtat nuk ishin deklaruar paraprakisht. Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…