Policia e Kosovës tani ka zyrtarin e saj ndërlidhës në EUROPOL

21 mars 2023 | 11:26

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e avancimit dhe rritjes së mëtejme të kapaciteteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, konkretisht të bashkëpunimit me EUROPOL-in, tani ka dërguar zyrtarin e parë ndërlidhës në EUROPOL, major Besnik Sallahu, i cili ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën.

Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me EUROPOL-in, bashkëpunim ky i cili ndihmon dhe ndikon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet EUROPOL-it dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në angazhimin e vazhdueshëm të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgena është vajza e cila po komentohet gjatë këto ditë…