Policia: Gjatë natës së Vitit të Ri u raportuan incidente me lëndime trupore në disa rajone

01 janar 2026 | 10:49

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit publik, për festat e fundvitit dhe për Vitin e Ri, ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ, ku është paraparë shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës.

Në pika të veçanta të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, është paraparë kujdes i shtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin në trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave të Kalimeve Kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi.

Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve.

Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pa kujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre). Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës uron të gjithë qytetarët e vendit: Gëzuar Vitit e Ri 2026, qoftë ky vit i suksesshëm për ju, shëndet, paqe e siguri! Ju falënderojmë për bashkëpunimin e besimin e treguar ndaj nesh, ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe këtë vit në të mirë të të gjithë komunitetit pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2025 u karakterizua nga sfida të mëdha ekonomike për…