Policia gjobitë dy kundërvajtës të cilët zhvillonin shpejtësi përtej normave të lejuara

07 prill 2023 | 11:27

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy vetura të cilat ishin duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara në zonat 80- 134 km/h dhe 80- 137 km/h.

Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba, pikë negative, si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në 15-vjetorin e Kushtetutës sonë ne duhet të reflektojmë mbi…