Policia gjobitë ngasësit e automjeteve me xhama të errësuar

14 mars 2024 | 11:32

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë të atyre kundërvajtësve të cilët janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.

Në kuadër të këtij aktiviteti me datën 13.03.2024 janë shqiptuar dyzet e dy (42) gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdoj me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekja e Angelina Jolie për të hedhur poshtë padinë e…