Policia hap konkurs për zëvendësimin e serbëve të dorëhequr në veri

04 janar 2023 | 16:34

Policia e Kosovës të mërkurën ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve policorë në veri të vendit.

Ky konkurs vlen për të gjitha minoritet që jetojnë në Kosovë.

Në konkursin e paraqitur, policia ka dhënë detaje se cilat janë kushtet për pranim.

Kusht kryesor është të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të jetë i moshës 18 deri 30- vjeçar, të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale.

Kujtojmë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës kishin dhënë dorëheqje pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita edhe zyrtarisht e Arsim Thaqi trajner të klubit nga…